Categories: LajmePolitikë

Shqipëria e Italia firmosin njohjen reciproke të pensioneve më 6 shkurt

Shqipëria dhe Italia do të firmosin më 6 shkurt njohjen reciproke të pensioneve. Kjo do të bëhet gjatë vizitës zyrtare 2-ditore që ministri i Jashtëm Igli Hasani do të zhvillojë në Itali.

Vizita nis më 5 shkurt, ku pritet që ministri Hasani të firmosë disa marrëveshje të rëndësishme mes dy vendeve. Në axhendën e zbardhur nga Ministria e Jashtme, pritet që më 6 shkurt ministri Hasani të firmosë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore së bashku me homologun e tij italianë, Antonio Tajani.

“Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona. Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Dy vendet kanë punuar për një kohë të gjatë për njohjen e pensioneve reciproke, ndërsa dakordësia për marrëveshjen teknike është arritur në korrik të 2022.

Marrëveshja do i shërbejë të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali,  por edhe italianëve që punojnë në Shqipëri pasi përmes saj do të mundësohet njohja e kontributeve të tyre për efekt të pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundjet dhe barrë-lindjet, si dhe sigurimet për papunësinë.

Axhenda e zbardhur

Më 5 shkurt në orën 11:00, ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.

Në orën 16:30 do zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Më 6 shkurt në orën 10:00 ministri Hasani do zhvillojë takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore,

Në orën 11:00 të dy ministrat do dalin në një deklaratë për mediat.

Në orën 14:30 ministri Hasani do ketë takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Abissnet Superiore” në RTSH, përballje direkte për skuadrat e kreut

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë fundjavë, me ndeshje që…

3 seconds ago

“Miqtë e pasdites” nën moderimin e Beniada Nishanit dhe autorësinë e Ilda Lumanit

"Miqtë e pasdites" është emisioni më i ri që ka startuar në Radio Televizionin Shqiptar.…

7 minutes ago

Armëpushimi-OKB: Më shumë se 2400 kamionë ndihma hyjnë në Gazë

Një zyrtar i lartë i ndihmës i OKB-së ka bërë të ditur se disa fëmijë…

9 minutes ago

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Në interes të dy vendeve. Vuçiq: Disa vende evropiane po lobojnë fuqishëm kundër nesh

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, gjatë një takimi që…

11 minutes ago

“Realitete shqiptaro-italiane”/ Gazetari: Sjell dimensionin njerëzor dhe raportin mes dy vendeve

Gazetari Artur Nura ka zbuluar në RTSH 24 disa prej pika kryesore të emisionit të…

13 minutes ago

Tragjedia në hotelin e skive në Turqi, Ministria e Jashtme: Shqipëria, solidaritet të thellë me Turqinë

Ministria e Jashtme shqiptare ka shprehur ngushëllimet lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në një…

25 minutes ago

This website uses cookies.