Categories: LajmeSport

Shqipëria e mbyll në vend të fundit

Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 luajti mesditën e sotme sfidën e dytë dhe të fundit ndaj Izraelit, e vlefshme për raundin e dytë të ndeshjeve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Air Albania”, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 3-1, teksa golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi Klesta Ago.

Trajneri i ekipit kombëtar U-17, Agustin Kola hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Amelia Mone (GK), Angela Nika, Klevisa Ndoci, Natali Gjergji, Bora Bushati, Klesta Ago (c), Tiana Gjonaj, Xhesika Ndoj, Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Stela Vata.

Vajzat kuqezi kaluan të parat në epërsi falë golit të shënuar nga Klesta Ago, e cila realizoi nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin drejt e në portë në minutën e 11-të të takimit. Por izraelitet u kundërpërgjigjën shpejt, duke barazuar fillimisht takimin në minutën e 23-të e më pas duke realizuar edhe dy gola të tjerë në minutat 34-t dhe 37-të. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-1 në favor të Izraelit.

Nuk ndryshon rezultati në fraksionin e dytë, me Shqipërinë që mundet kështu me shifrat 3-1 nga Izraeli në stadiumin “Air Albania”. Kombëtarja shqiptare do të luajë në Ligën B edhe në kualifikueset e ardhshme të Kampionatit Europian për vajza U-17.

Ndeshjet e grupit B6 u zhvilluan në vendin tonë në datat 20-26 shkurt, nën organizimin dhe mbikëqyrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Më poshtë rezultatet e ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian U-17 për vajza në grupin B6:

Datë 20.02.2024

Shqipëri-Irlandë 1-7

Datë 23.02.2024

Irlandë-Izrael 3-0

Datë 26.02.2024

Izrael- Shqipëri 3-1

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ekuinoksi i vjeshtës/ Lamtumirë verë! Çfarë duhet të dini për ekuinoksin

Zyrtarisht i japim lamtumirë verës pasi ekuinoksi vjeshtor do të ndodhë  në hemisferën veriore, ku…

6 mins ago

Formula 1, Norris fiton Çmimin e Madh të Singaporit

U nis nga “Pole Position” dhe nuk e lëshoi vendin e parë deri në përfundimin…

9 mins ago

Media franceze “OK Voyage”: 10 vendet që duhen parë patjetër në Shqipëri!

"Një xhevahir i vërtetë i Ballkanit, Shqipëria po del gradualisht në peizazhin turistik evropian”, kështu e…

12 mins ago

Shpërthim me lëndë plasëse në portën e banesës të 32 vjeçarit në fshatin Bushat

Sipas informacioneve të para nga policia, shpërthimi ka ndodhur në fshatin “Bushat”, në portën e…

14 mins ago

Takimi mes Ramës dhe Erdogan: Të forcojmë lidhjet dypalëshe në të gjitha fushat

Forcimi i lidhjeve dypalëshe, rritja e bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve dhe…

16 mins ago

Shqiptarët e Preshevës protestojnë të hënën:Të marshojmë për identitet dhe dinjitet!

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se nesër, në orën 18:00, do…

19 mins ago

This website uses cookies.