Lajme

Shqipëria e para në Europë – Aeroporti i Rinasit kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë (ACI EUROPE) ka publikuar raportin e trafikut ajror që mbulon katër mujorin e dytë të këtij viti.

Aeroporti “Nënë Tereza” kryeson me rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në klasifikimin për Europën, krahasuar me vitin 2019. Lajmin e publikon në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama.

Trafiku i pasagjerëve në aeroportin shqiptar është rritur me +259,4 % në katër muajt e dytë të vitit 2024.

Trafiku i pasagjerëve është rimëkëmbur gjatë gjithë kohës në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke u bërë gjithnjë e më shumë më afër një rikuperimi të plotë me vitin me pandemisë që merret si referencë në këtë rast.

Duke parë pjesën tjetër të Evropës, trafikun më të mirë të pasagjerëve, për të njëjtën periudhë, përveç Shqipërisë e kanë edhe Armenia, Uzbekistani, Kazakistani, Greqia, Serbia etj.

Në korrik Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar 1.2 milionë persona, një rekord për këtë aeroport. Statistikat e muajit janar-korrik tregojnë se aeroporti është përdorur nga  6 milionë udhëtarë (jo turistë), një rekord me +60% rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kjo e dhënë ende përkthehet në më shumë se 39,000 fluturime tregtare deri më sot. Gushti gjithashtu ka pritshmërinë për tregues në rritje të udhëtarëve. Parashikimet janë që në këtë aeroport të vijojë rritja e fluksit të pasagjerëve, duke shënuar në fund të këtij viti jo më pak se 9 milionë udhëtarë.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

4 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

4 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

4 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

4 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

6 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

6 hours ago

This website uses cookies.