Categories: Lajme

Shqipëria e para në Europë për rritjen e fluturimeve/ Lubonja: Tetori “bum” turistësh, 7.1 milionë pasagjerë gjatë 2023-shit

Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol) ka renditur Shqipërinë të parën në Europë me rritje të numrit të fluturimeve gjatë muajit tetor. Drejtoresha e Marketingut të TIA-s, Kreza Lubonja, u shpreh se ka një rritje të numrit të turistëve në Shqipëri, ndërsa shtoi se muaji tetor shënoi një “bum” pasagjerësh.

Lubonja u shpreh se Shqipëria ka 90 destinacione dhe për vitin 2023 parashikohen që numri i personave që futen në vendin tonë të jetë rreth 7.1 milionë pasagjerë.

Janë arritje shifrat janar-shtator 2023. Kemi një rritje me 34% nga e njëjta periudhë e 2022. Piku i charterave dhe ardhjes së vizitorëve të huaj. Rritje me mbi 47%.

Nuk kemi krahasim me periudhën e pandemisë. Plani i zhvillimit i detajuar u realizua me shumë sukses. Kemi 90 destinacione. Duke e krahasuar me periudhën para pandemisë kishim 3.3 milionë pasagjerë. Vitin e kaluar 5.2 mln pasagjerë dhe këtë vit parashikohet rreth 7.1 milionë pasagjerë”, tha Lubonja.

Kjo e fundit shtoi se TIA është i vetmi aeroport rajonal që ka 26 kompani ajrore.

Janë 88 destinacione direkte dhe 26 kompani ajrore. Janë 19 kompani gjithë vitin dhe nga këto 19 kompani, 13 ofrojnë fluturime lidhëse. Nuk vihet vetëm me charter në Tiranë por turistët vijnë edhe me linja legacy.

Jemi aeroporti i vetëm rajonal që ka këtë numër kompanish ajrore, mes low cost dhe linjave legacy airlines”, tha ajo.

Drejtoresha e TIA-s, shtoi se në një muaj ka rreth 52 mijë fluturime ulje-ngritje. Për menaxhimin e situatës dhe fluksit, sipas Lubonjës, ka ndihmuar strategjia e zhvillimit të detajuar.

“Ne kemi në muaj 52 mijë fluturime, ulje dhe ngritje. Strategjia e zhvillimit të detajuar, ndihmoi në rritje dhe fluks.

Kemi ndërtuar në infrastrukturë dhe teknologji. Kemi bërë shumë investime”, tha Lubonja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

10 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

10 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

10 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

11 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

11 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.