Categories: LajmeSportFutboll

Shqipëria e Silvinjos rishkruan historinë

Kombëtarja shqiptare nën drejtimin e trajnerit Silvinjo ka rishkruar historinë e saj, duke marrë gjashtë rezultate pozitive radhazi, ndër të cilat pesë fitore. Brenda pesë muajve, nga 17 qershori deri më 17 tetor 2023, kuqezinjtë kanë marrë pesë fitore dhe një barazim, pa e njohur shijen e humbjes.

Nga këto gjashtë rezultate, pesë janë në ndeshje zyrtare, për kualifikueset e Euro 2024, dhe vetëm e fundit, kundër Bullgarisë, ishte miqësore. Të njëjtin numër ndeshjesh pozitive arriti edhe paraardhësi i Silvinjos, Edi Reja, nga 11 tetori 2020 deri më 25 mars 2021, por me një fitore më pak, duke pasur dy barazime, ndërkohë që edhe ndeshjet zyrtare ishin në Nations League, me kundërshtarë të niveleve më të ulët se të tanishmit.

Deri tani, rekordi për seri pozitive ndeshjesh është në periudhën 14 nëntor 2009 deri më 8 tetor 2010, tetë ndeshje, shtatë të parat nën drejtimin e kroatit Josip Kuzhe dhe  e fundit nën drejtimin e Xhemal Mustedanagiç. Edhe ajo seri përmbante pesë fitore, tri të tjerat ishin barazime, por pesë nga tetë ndeshjet ishin miqësore e me kundërshtarë si Andora, Estonia e Uzbekistani. Në tri ndeshjet zyrtare, u arritën dy barazime dhe një fitore 1-0 kundër Luksemburgut.

Shqipëria e Silvinjos nuk pëson gol në tri ndeshje radhazi, katër po të logarisim vetëm ndeshjet brenda. Në eliminatoret evropiane, Shqipëria ka pësuar tre gola dhe vetëm Franca ka bërë më mirë, me një të pësuar. Ndërkaq, me 11 golat e shënuar, kuqezinjtë tregojnë se nuk janë një skuadër mbrojtëse.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

8 minutes ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

9 minutes ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

11 minutes ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

13 minutes ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

14 minutes ago

Weah nuk mjafton, Juve eliminohet nga PSV

Juventus i thotë lamtumirë kompeticionit të Champions League. Pas ndeshjes së parë të fituar me…

15 minutes ago

This website uses cookies.