Categories: AktualitetLajme

Shqipëria e veriut në fokusin e RAI, programi “Linea Verde” transmetoi emisionin dedikuar Shkodrës dhe Lezhës

Programi i njohur italian “Linea Verde” realizoi një puntatë të veçantë kushtuar bukurive të Shqipërisë së Veriut. Turi promovues i saj nisi me një lundrim në liqenin e Komanit për të vijuar me Shkodrën dhe për t’u mbyllur  në Fishtë dhe Lezhë.

Jeta e njerëzve të thjeshtë, ajo e mjedisit rural dhe urban, mikpritja dhe bujaria shqiptare,  kur miku ulet në sofrën e ngrënies, e ndërthurur me pamje magjepsëse nga qielli dhe toka , që nxjerrin në pah bukurinë natyrore të ndalesave të ekipit Italian, erdhën përmes copëzave të bisedave të moderatorëve të programit televiziv.

Shkodra pasqyrohet në “Linea Verde” me historinë e saj dhe arkitekturën e veçantë të zonës muzeale. Një përshkrim i shkurtër i njeriut të letrave shqipe Atë Gjergj Fishtës dhe më pas një ndalesë tjetër shfaqet kalaja “Rozafa” me madhështinë që e karakterizon.

Katedralja e Shën Shtjefnit dhe vepra më e re e artit në hyrje të qytetin “The Albanian Key” e artistit Alfred Mirash Milot plorësojnë panoramën e qytet në këtë reportazh.

Fishta me agroturizmin dhe Lezha zënë një hapësirë të veçantë në “Linea Verde” që fundin e kësaj puntate në vendin tonë e mbyll me detin dhe panoramën e mrekullueshme të tij.

Ekipi italian gjeti mbështetjen dhe përkrahjen e RTSH në këtë episod të realizuar në Shqipëri falë një marrëveshje të nënshkruar pak kohë më parë ndërmjet dy transmetuesve publikë në vendet respektive.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

21 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

22 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

22 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

23 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

23 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

23 hours ago