Categories: LajmePolitikë

“Shqipëria, e zhytur në korrupsion të lemerishëm”,  Berisha: Sot, 4 herë më pak çështje të dërguara në gjykatë se në 2008-2009

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka sulmuar ashpër SPAK-un dhe kreun e tij Altin Dumani, duke e bërë përgjegjës për korrupsionin e lemerishëm sipas tij që ka kapur vendin. 

Të shtunën  pasdite nga banesa e tij ku vuan masën e arrestit shtëpiak, zoti Berisha ka dalë me një deklaratë për media, ku ka krahasuar angazhimin e zotit Dumani në kohën kur në pushtet ishin demokratët dhe tani kur në pushtet janë socialistët. 

Gjatë deklaratës së tij, zoti Berisha tha se, në vitet 2008-2009, kur Altin Dumani drejtonte Task Forcën kundër korrupsionit ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar.

Ndërkaq i njëjti prokuror, tani nën drejtimin e SPAK, në vitet 2022-2023 ka hetuar 392 çështje me 199 të dënuar, tha zoti Berisha.

Sipas kreut të Rithemelimit aktualisht ka një rënie prej 300% të penalizimeve nga gjykatat për korrupsion, siç ishte dhe rënia me dërgimin e dosjeve.

“Këto të dhëna tregojnë degradimin e plotë të hetimin të korrupsionit nga SPAK-u i kontrolluar nga partia, tregojnë metamorfozën e një njeriu që 15 vite më parë dërgonte me firmën e tij në gjykatë dhe dënoheshin mbi 630 persona, kundër gjithsej 199 personave që janë dënuar në 2 vitet e fundit nga Skapi i partisë.

Këto të dhëna dëshmojnë mungesën e plotë të vullnetit për luftën kundër korrupsionit” tha zoti Berisha.

Sipas tij SPAK “merret me politikë dhe nuk merret me luftën kundër korrupsionit”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

9 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

9 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

9 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

9 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

9 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

9 hours ago

This website uses cookies.