Shqipëria edhe Kosova, memorandum për ruajtjen e trashëgimisë kulturore
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) të Kosovës, nënshkruan së fundi një Memorandum Bashkëpunimi.
Nënshkrimi i këtij memorandumi synon përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Në mënyrë të veçantë bëhet fjalë për objekte të cilat kanë shërbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë, që Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale e Kosovës ka interes për të restauruar dhe konservuar për ruajtjen dhe promovimin historik të tyre.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhuroi për arkivin e AMMKM, revistat “Monumentet” dhe “Arkeologjia”, me qëllim pasurimin e bibliotekës dhe shkëmbimin e përvojës për rritjen e kapaciteteve në fushën e restaurimeve.