Categories: LajmeSport

Shqipëria, “Euro 2024” mund të jetë një mundësi për dy “të papunë”

“Gjermani 2024” do të jetë një shans i artë për dy lojtarë të Shqipërisë që të tregojnë sa vlejnë në fushë për të fituar kontrata të rëndësishme.

Edhe pse ende Silvinjo nuk ka përcaktuar ende 26 lojtarët, të cilët do të udhëtojnë në Gjermani për të luajtur Europianin, për dy prej tyre mund të thuhet se ky event do të jetë i rëndësishëm edhe sa i përket së ardhmes.

Për Etrit Berishën, “Gjermani 2024” do të jetë fondamental nëse kërkon që të vazhdojë karrierën si futbollist. 35-vjeçari është në muajt e fundit të kontratës me ekipin e Empolit dhe nëse bën një paraqitje të mirë me Shqipërinë në Europian atëherë do të ketë një shans të artë për të gjetur një kontratë tjetër.

Muaj të rëndësishëm janë edhe për Keidi Baren. Mesfushori 26-vjeçar nuk ka marrë asnjë sinjal nga klubi katalan për të rinovuar kontratën, e cila mbyllet më 30 qershor të 2024-ës. Për Baren, “Euro 2024” do të jetë një vitrinë e rëndësishme edhe pse gjatë kualifikueseve jo gjithmonë ka qenë në qendër të projektit të Silvinjos.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1…

15 hours ago

Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës,  sikurse në në gjithë vendin, u…

15 hours ago

Mbytja e jahtit në Siçili, dyshohet se përmban kasaforta të papërshkueshme nga uji me të dhëna të ndjeshme

Zhytësit specialistë që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili…

15 hours ago

Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur…

15 hours ago

SHBA- Të shtëna masive me armë zjarri në Alabama, 4 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

15 hours ago

Macron zbulon qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar qeverinë e tij të re, pothuajse tre muaj pasi…

15 hours ago

This website uses cookies.