Shqipëria- Europa e fshehur për pak para, “Breaking Travel News” jehonë turizimit, veçohet “Syri i Kaltër” në Theth
Ekziston një vend i vogël në Gadishullin Ballkanik që quhet Shqipëri. Nuk është shumë i njohur në mesin e turistëve evropianë, por mund t’i ofrojë çdo vizitori gjithçka të ngjashme si Kroacia, Italia apo Spanja, sipas një artikulli të botuar në “Breaking Travel News”, me titullin “Shqipëria- Europa e fshehur për pak para”.
Shqipëria konsiderohet si një nga destinacionet më të lira në Evropë, ndaj edhe turistët me burime të kufizuara financiare mund të kalojnë pushime perfekte në territorin e saj.
Një vëmendje e veçantë, si një nga vendet që duhet vizituar në Shqipëri, është edhe Thethi. Në këtë artikull i bëhet jehonë pikërisht Syrit të Kaltër.
“Shumë njerëz e quajnë Syrin e Kaltër – perlën natyrale të Shqipërisë. Është një burim përrallor i rrethuar nga të gjitha anët me shkëmbinj.
Uji i tij ka një ngjyrë smeraldi, në kontrast me sfondin e gurëve gri dhe krijon një pamje perfekte.
Për shkak të popullaritetit masiv të Syrit të Kaltër, është e lehtë për ta aksesuar.
Është më mirë të shkoni me makinë në vendbanimin e vogël, Ndërlysaj – dhe më pas të shkoni në atraksionet e famshme të vendit në këmbë. Një shëtitje e tillë do të marrë vetëm disa dhjetëra minuta në mënyrë që të mos ju lodhë”,- thuhet në artikullin e botuar në “Breaking Travel News”.