Besimtarët bektashianë shqiptarë kremtojnë sot ( 22 mars) Ditën e Sulltan Nevruzit. Sipas besimit bektashian kjo ditë shënon fillimin e vitit të ri dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.
Në botën Aleviane kjo ditë shënohet si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Gjatë Rilindjes Kombëtare shqiptare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.
Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.
Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjës bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur.
Në vitin 1924 selia Botërore e Bektashizmit u shpërngul në Tiranë. I detyruar nga regjimi komunist, bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për të rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.
Pavarësisht se është një festë fetare e besimit mysliman, Sulltan Nevruzi festohet edhe nga qytetarë të besimeve të tjera fetare. Harmonia dhe bashkekzistenca paqësore mes këtyre besimeve është një nga vlerat e shqiptarëve të cilat vlerësohen nga mbarë bota.
Ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë…
Nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Amer Kapetanoviç, me rastin e Ditës…
Presidenti Bajram Begaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iu drejtua me një mesazh urimi…
Sot do të jetë vazhdimi i nëntë i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.…
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja…
This website uses cookies.