Shqipëria e vajzave fitoi me rezultatin 1-2 ndeshjen miqësore ndaj Rumanisë. Golat e realizuar nga Valentina Troka dhe Megi Doçi vendosën takimin e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Eugen Popescu” në Rumani.
Kuqezezat e drejtuara nga trajneri Armir Grima dominuan ndeshjen që në minutat e para dhe goli erdhi shumë shpejt. Ishte sulmuesja Valentina Troka ajo e cila kaloi në avantazh skuadrën që në minutën e 9-të. Rumania barazoi rezultatin me Cristina Carp në minutën e 43-të dhe pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-1.
Fraksioni i dytë nis ndryshe, me vajzat kuqezi që futen në fushën e lojës për të shënuar golin e epërsisë dhe për të fituar ndeshjen. Trajneri Grima bën disa zëvendësime, duke hedhur në fushë lojtaret Florentina Kuqi, Rreze Gashi, Mikaela Metalla dhe Kristina Hoxhaj.
Goli i fitores erdhi në minutat shtesë, në të 93-të saktësisht dhe u realizua nga kapitenia Megi Doçi.
Me fitoren 1-2 mbyllet kjo ndeshje miqësore si edhe grumbullimi 8-ditor i kombëtares së vajzave. Ky grumbullim i shërbeu stafit kuqezi të shohë gjendjen fizike të vajzave si edhe të testojë lojtaret e afruara në skuadër.
Ditën e sotme (8 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të…
Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…
Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…
PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…
Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…
This website uses cookies.