Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria fiton ndaj Austrisë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë 67-78 e vlefshme për parakualifikueset e Botërorit 2027. Pjesa e parë nisi me një ritëm shumë më të mirë krahasuar nga ndeshja e fundit dhe menjëherë del në pah Tola me koshat, depërtimet por dhe me pasimet e mira për gjuajtësit.

Gjithashtu, i bashkangjitet edhe Lekëdndreaj që ndihmon në pikë por dhe në organizim. Më tej nis rotacioni dhe për skuadrën tonë nuk ndryshon asgjë. Perioda e parë mbyllet 16-19 në favorin tonë ndërsa perioda e dytë nis edhe më mirë. Janë 4 trepikësha rresht që vijnë për tanët 2 prej të cilëve nga Dusha dhe avantazhi maksimal arrin në 19-30.

Por ashtu si në ndeshjen me Armeninë një pauzë prej afro 4 minutash bën që Austria të afrohet deri në 2 pikë, ndërsa Hysa me trepikëshin e tij na shpëton nga përmbysja të paktën në pjesën e parë dhe skuadrat shkojnë në dhomën e zhveshjes me rezultatin 31-34 sërish në favorin tonë.

Perioda e tretë nis me ritëm më të shpejtë dhe nga mën yra se si luan Austria tregon se tashmë nuk ka më vend për neglizhim. Por për Shqipërinë së pari nis të shënojë Lilaj në afërsi të koshit e më tej kur mbrotja nis të fokusohet tek qendrat ngjitet në katedër Dusha me trepikëshat e tij.

Loja është shumë e fortë dhe Shqipëria tregon forcë mentale për të përballuar presionin austriak . Luajnë të organizuar mirë dhe shënojnë të gjithë duke e mbajtur konstant avantazhin në 9 pikë. Perioda e katërt është edhe më e vështirë pasi disa trepikësha të Suljanovic e kthejnë Austrinë në lojë.

Tola rrezikon me personale dhe në vend te tij luan Krypci që jep minuta mjaft të mira në qendër. Pervec mbrotjes me shumë grintë nga Hysa sulmi vijon të komandohet nga Dusha dhe Tafaj dhe me trepikëshat e tyre na mbajnë në lojë.

Minutat kalojnë dhe ndryshe nga takimet e mëparshme nuk ka gabime emotive e si rrjedhojë nuk dhurojmë asgjë. Kalanxhi solid në fund të periodës së katërt vulos me koshat e tij avantazhin që maksimalisht arrin deri në 14 pikë e në fund do të mbyllej 67-78.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.