Lajme

Shqipëria hap kapitullin e Marrëdhënieve me Jashtë, Rama: Ambicia, anëtarësimi në BE brenda dekadës

Shqipëria çeli sot kapitullin e Marrëdhënieve me Jashtë, ndërsa në konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE që u mbajt në Bruksel, Kryeministri Edi Rama përsëriti ambicien për anëtarësimin e plotë të vendit brenda kësaj dekade.

Rama tha se Shqipëria është në momentin më të mirë në historinë e saj dhe do të kryejë “detyrat e shtëpisë” për t’u anëtarësuar në BE në bazë të meritës.

Për ne është e qartë, ne jemi të ndërgjegjshëm që Europa nuk është e bashkuar vetëm nga gjeografia, por nga vlera, demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe siguria e përbashkët. Nuk ka dyshim që një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret, ne duam të sigurohemi që i kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe që negociatat tona të mbyllen në vitin 2027 dhe me shpresë, anëtarësimi ynë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por ne e kemi ndarë këtë me Komisionin që na ka mbështetur gjatë të gjitha presidencave dhe është thelbësore për ne që duke mos harruar edhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave dhe ky parim për ne është shumë i rëndësishëm, sepse do të na ndihmojë të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, për hatrin tonë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu edhe ambicien për ta bërë Shqipërinë “Europën e Ballkanit Perëndimor”, teksa shtoi se çelja e grupkapitujve e konfirmon konkretisht se rajoni është në vëmendjen e BE.

Ne duam të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur dhe shpresoj që ta bëjmë Shqipërinë Europën e Ballkanit Perëndimor sepse jemi të mirëpozicionuar për ta bërë këtë dhe ne na duhet të kapim nga ky bashkëpunim dhe partneritet për ta bërë një gjë të tillë dhe ne jemi të përkushtuar të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo të së shkuarës që e ka parandaluar vendin tonë dhe të rajonit që të progresojnë sa duhet. Them me bindje që ne jemi në momentin më të mirë të historisë sonë dhe Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për të ardhmen e saj. Ky moment ka mbyllur diçka që ne kishim filluar ta dyshonim, por tashmë BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë, nuk është aq e madhe por është një fakt që është aty”, deklaroi Rama.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

1 day ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

1 day ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

1 day ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

1 day ago

This website uses cookies.