Categories: LajmeSportFutboll

Shqipëria humb dy vende në renditjen e FIFA-s

Humbjet me Kilin dhe me Suedinë i kanë kushtuar Shqipërisë dy vende në renditjen mujore të FIFA-s. Klasifikimi i publikuar vetëm pak çaste më parë rendit kuqezinjtë e Silvinjos në vendin e 66-të. Momentalisht Shqipëria ka 1375.1 pikë ndërsa në muajin mars kishte 1382.69 pikë.

Sa i përket rivaleve të kuqezinjve në Grupin B në Euro 2024, Spanja renditet më mirë në vendin e tetë me 1727.5 pikë. Në të 9-tin renditet Italia me 1724.6 pikë ndërsa në të dhjetin gjendet Kroacia me 1721.07 pikë. Të tri rivalet e Shqipërisë në Euro 2024, mes dhjetë përgfaqësueseve më të mira të planetit, kanë ruajtur vendin e mbajtur edhe gjatë muajit mars.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Euroliga në RTSH: Real Madrid fiton në “El Clasico”

Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me reshje shiu, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

3 hours ago

Vota e diasporës, Celibashi: Riaplikoni pa kufizim deri në 4 mars, KQZ do ju asistojë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

17 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

17 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

17 hours ago

This website uses cookies.