Shqipëria, humbja e pashmangshme

d3a21c435a174a6cbe8e84e3006d84f9
Shqipëri – Irlandë në futbollin e femrave, e vlefshme për Ligën e Kombeve, grupi B1, duket se ka qenë një maratonë e vërtetë. Sfidë me shiun në stadiumin “Loro Boriçi”, çka e bëri të papërshtatshëm terrenin e lojës. Dhe pjesa e dytë ka nisur me një orë e 17 minuta vonesë pas së cilës Irlanda ka arritur të marrë fitoren e katërt në këtë Ligë.
Një pjesë e dytë që është dominuar nga irlandezet, ndërsa ka qenë një diagol i gjatë i sulmit të mikesahve me mbrojtjen kuqezi. Viona Rexhepi bëhet “barrikadë” në shumicën e rasteve, por jo në të 88’, atëherë kur O’Sallivan ka gjetur golin e avantazhit, që rezultoi i vetmi në këtë sfidë.
Fitorja e katërt në katër ndeshje për Irlandën, që kryeson grupin B1 me 12 pikë, kurse për Shqipërinë ishte humbja e tretë radhazi. Vendi i fundit në grup me vetëm një pikë, por trishtimi ka qenë më i madh se herët e tjera, sepse rezistenca e vajzave kuqezi ka rënë atëherë kur të gjitha besuan tek barazimi. Shqipëria rikthehet në fushën e lojës më 1 dhjetor teksa do të presë Irlandën e Veriut për ta mbyllur Ligën e Kombeve në transfertë më 5 dhjetor.