Categories: KulturëLajme

Shqipëria i rikthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona

Shqipëria i riktheu të premten Republikës së Maqedonisë së Veriut 20 ikona, që rezultonin të humbura . Ceremonia u zhvillua në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, si një akt simbolik dorëzimi mes Ministres së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe Ministres së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska Stojchevska.

Duke shprehur falenderimet për bashkëpunimin e ngushtë me palën maqedonase për identifikimin dhe kthimin e këtyre ikonave, që datonin mes shek. XVII-XIX, ministrja Margariti theksoi se “Për të ardhur në momentin e sotëm është dashur një rrugëtim i gjatë, prej gati një dekade si dhe shumë bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar”.

Nga ana e saj ministrja e Kulturës së Maqedonisë së Veriut,  Bisera Kostadinovska Stojchevska vlerësoi aktin e dorëzimit të këtyre ikonave nga ana e Shqipërisë.

Fillesa e kësaj dite është aksioni i vitit 2013, kur Policia e Shtetit sekuestroi 476 vepra të dyshuara si trashëgimi kulturore dhe hapi procedimin penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vitin 2018 Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut ngriti pretendimin për pronësinë e disa prej objekteve të sekuestruara.

Raporti përfundimtar i grupit të punës konkludoi se ikonat e pretenduara nga Republika e Maqedonisë së Veriut përputhen me ikonat e sekuestruara gjatë aksionit të vitit 2013, subjekte të zbatimit të dispozitave të Konventës së UNESCO-s, 1970. Bëhej fjalë për 20 të tilla. Marrëveshja për kthimin e 20 ikonave në vendin e origjinës u nënshkrua gjatë mbledhjes së dy qeverive në 14 nëntor 2022 në Shkup, ku u ekspozua në mënyrë simbolike ikona e “Shën Ilisë”.

“Kjo marrëveshje ishte e para e këtij lloji, jo vetëm në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajonin ballkanik, çka na vinte përballë një përgjegjësie të shtuar. Ndaj edhe konsultimet kanë qenë të një rrezeje edhe më të gjerë, duke ndjekur eksperienca të ngjashme nga vende që gëzojnë një status ekselence në fushën e trashëgimisë kulturore, si Italia”, u shpreh ministrja Margariti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

6 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

6 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

6 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

6 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

6 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

6 hours ago

This website uses cookies.