“Shqipëria inteligjente” – Emisioni i ri në RTSH për më të suksesshmit në vend

“Shqipëria Inteligjente” është emisioni më i ri i cili i shtohet buqetës së programeve të Radio Televizionit Shqiptar.

Ky emision i cili vjen nën autorësinë dhe moderimin e Greta Allushit do të nisë rrugëtimin e tij sonte në mbrëmje.

Fokusi i emisionit do të jenë investitorë nga fusha të ndryshme si arti, programimi, sporti, agroturizmi, bujqësia, kultura, inovacioni e të tjerë, të cilët do të tregojnë histori e ndajnë emocione.

Personazhe të cilët kanë një rrugëtim suksesi për të rrëfyer nga fusha të ndryshme, por edhe personazhe të cilët rikthehen në vendin e tyre për të investuar në ëndrra të bëra realitet.

Sot është puntata e parë dhe për hir të vërtetës kemi marrë një synim të qartë dhe të bukur, t’i tregojmë Shqipërisë që ka shqiptarë shumë inteligjent, të cilën vendosen të investojnë në vendin e tyre. Mund të kenë studiuar jashtë, por e shohin të ardhmen këtu, në vendin e tyre. Vijnë edhe si rrëfime suksesi ku fillimisht i trajtojmë më terren e pastaj i komentojmë në studio me të ftuar special që mund të jenë nga fusha të ndryshme. Trajtohen të gjitha problematikat si edhe zgjidhjet që mund të japim në raste të tilla”, u shpreh moderatorja Greta Allushi.

Emisioni “Shqipëria Inteligjente” do të transmetohet çdo të martë ora 19:00 në ekranin e RTSH 1.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.