Shqipëria jashtë listës së vendeve në monitorim, Spiropali: Prioritet strategjik, integrimin në BE brenda 2030-ës

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali e ka konsideruar një moment kyç daljen e Shqipërisë pas 29 vitesh si anëtare e Këshillit të Evropës nga lista e vendeve në monitorim dhe vendosja e saj në proces post monitorimi. Në fjalën e saj në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Spiropali rikonfirmoi edhe njëherë angazhimin e Kuvendit për udhëheqjen e procesit të reformave dhe progresit të Shqipëria. Ajo shtoi se reforma në drejtësi, reforma administrativo-territoriale, lufta kundër korrupsionin dhe ligji për pakicat kombëtare, kanë qenë thelbësore për progresin e bëra nga Shqipëria.

Dalja e Shqipërisë pas 29 vitesh si anëtare e KE nga lisa e vendeve nën monitorim dhe vendosja në proces post monitorimi.

Rikonfirmoj angazhimin e Kuvendit për të udhëhequr procesin e reformave dhe progresin e Shqipërisë.

Çështjet kryesore që kanë mbajtur Shqipërinë në monitorim nga Asambleja Parlamentare e KE, ishin reforma gjithëpërfshirëse në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, reforma administrativo-territoriale, liria e medias, reforma në administratën publike, ligji për mbrojtjen e pakicave, reforma zgjedhore.

Progresi i reformës në drejtësi, ligji i vitit 2017 dhe reforma e 12014 elementë kryesorë për ta kaluar Shqipërinë në fazën post monitorim. KE vijon të kontribuojë në promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe te drejtave të njeriut”, u shpreh Spiropali.

Kryeparlamentarja theksoi se Shqipëria po ecën me ritmet më të shpejta se vendet e tjera të rajonit. Ajo shtoi se prioritet strategjik kombëtar është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 2030-ës.

“Prioritet strategjik kombëtar integrimin në BE brenda 2030-ës. Dialogu dhe shkëmbimi i përvojave me shtetet anëtare të KE-së për forcimin e vlerave demokratike, ndihmë e madhe për ne. Falë reformave të ndërmarra, Shqipëria ka treguar përparim të qëndrueshëm në adresimin e rekomandimeve.

Reforma në drejtësi me synimin për të garantuar pavarësi, lufta kundër korrupsionin, ligji për pakicat kombëtare, ka qenë thelbësore në progresin tonë. Puna e këtij komisioni, thelbësore për të ruajtur parimet dhe standartet e vlerave tona të përbashkëta”, përfundoi Spiropali.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.