Categories: LajmeEkonomi

Shqipëria ka biletat ajrore më të lira në botë, Corriere della Sera: Kambanë alarmi për turizmin në jug të Italisë!

Prestigjiozja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një analizë uljes së çmimit të biletave të fluturimeve me avion drejt Shqipërisë. “Bumi turistik drejt Shqipërisë bëri që të shfaqen disa linja ajrore, por arsyeja kryesore qëndron në konkurencën e paprecedentë mes dy kompanive me kosto të ulët, që e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat ajrore më të lira në botë” shkruan Corrire della Sera e cila thekson se tre të katërtat e biletave të shitura drejt Shqipërisë janë në duart e dy kompanive. 

Sipas analizës së “Corriere della Sera” bazuar në platformat e specializuara, tarifat ajrore këtë vit në Tiranë kanë pësuar ulje, ndërkohë që sipas saj në vendet e tjera europian janë rritur ndjeshëm. 

Lidhur me fluturimet Shqipëri- Itali, media italiane thotë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, biletat janë deri në 68% më të ulëta se në vitin 2019 dhe deri në 39% më të ulta se e njëjta periudhë e vitit 2023. 

Ndërkohë që këto zhvillime cilëcohen pozitive për Shqipërinë, “Corriere della Sera” i cilëson si një sfidë për Italinë dhe jo vetëm sepse në atë vend jeton një komunitet i madh shqiptar, por  edhe për shkak se vitin e kaluar plazhet shqiptare “u pushtuan” nga italianët. “Pikërisht ky bum turistik drejt Shqipërisë është një kambanë alarmi përsa i përket turizmit në jug të Italisë” –shkruan gazeta, ndërsa bën me dije se këtë vit, aeroporti i Tiranës nuk është kthyer vetëm në aeroportin me rritjen më të lartë në rajon, me 14 milionë vende në shitje, por ka tejkaluar edhe ofrertat e aeroporteve të rëndësishme italiane.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…

4 hours ago

Shpikës të shkëlqyer që u vranë nga krijimet e tyre

Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…

4 hours ago

E mbijetuara e sulmit të Hamas, u përzgjodh të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion 2025

Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…

4 hours ago

Vitet kontributive para ’94, Manjani: Do njihen pa pengesa a shpenzime për përfituesit

Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…

4 hours ago

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja simptomat kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…

4 hours ago

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

6 hours ago

This website uses cookies.