Categories: AktualitetLajme

“Shqipëria ka nevojë për një shërbim civil kompetent”, Gonzato: Pa korrupsion, transparente dhe llogaridhënëse

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi sot  se administrata publike është kyçe në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane dhe nuk mund të ketë një process të  suksesshëm nësë  shërbimin civil nuk ka besmin e qytetarëve të vetë.

Gjatë aktivitetit për prezantimin e Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së “Shqipërisë 2030” për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit në shërbim të qytetarëve, Gonzato tha se 70% e legjislacionit të BE do të duhet të zbatohet në nivelin lokal dhe nuk është rastësi se reforma në Administratën Publike është në të njëjtin nivel me elementet e tjera thelbësore të procesit të anëtarësimit.

“Nuk mund të keni një proces të  suksesshëm të integrimit drejtë BE-së pa pasur një shërbim të plotë civil që ka besimin e qytetarëve të vetë. Nuk është rastësi se reforma në Administratën Publike është në të njëjtin nivel me elementet e tjera thelbësore të procesit të anëtarësimit” tha ambasadori.

 Mendoj që roli i administratës, theksoi ambasadori Silvio Gonzato,  është kyç në procesin e anëtarësimit.

“Ju jeni asetet e Shqipërisë.  Administrate Publike është kyçe , është makineria që vendi mund të bëj realitet përparësitë e veta dhe nëpunësit civil janë shtylla e kësaj administrate. Jam I kënaqur të shoh që qeverija shqiptare e kupton plotësisht dhe e njeh rëndësinë e nëpunësve civil në këtë pikë kthese. Shqipëria ka nevojë për një shërbim civil kompetent , të aftë dhe të trajnuar për të respektuar agjendën e reformave të BE-së”.

Duke bërë thirrjet për rritjen e performacës së Shërbimit Civil, ambasadori theksoi se, “duhet të ketë një administratë publike pa korrupsion, transparente dhe llogaridhënëse që të zbatoj për të ofruar shërbimet më të mira për qytetarët dhe bizneset. Që Shqipëri të luaj rolin e saj si anëtare me drejta plota në BE”.

“Sisteme që janë transparente dhe të parashikueshme dhe që janë të bazuara në vlerësimin sa më objektiv të mundësive dhe kompetencave të njerëzve.  Kjo është kyçe nëse duhet të rrisim besimin e njerëzve në Administratën Publike. Nuk mund të keni një proces të  suksesshëm të integrimit drejtë BE-së pa pasur një shërbim të plotë civil që ka besimin e qytetarëve të vetë”.

Gjithashtu theksoi ambasadori, përparimi, reforma në Administratën Publike do të jetë një nga faktorët që do të përcaktoj ritmin e përgjithshëm të negociatave për anëtarësim në BE.

“Shqipëria është përgjigjur kësaj sfide duke miratuar një Udhërrëfyes në dhjetorin e kaluar realist dhe ambicioz që përvijon hapat më të rëndësishme që shërbimi civil të jetë në lartësinë e duhur. Ne do të vazhdojmë dhe të mbështesim përpjekjet tuaja për të zbatuar udhërrëfyesin dhe strategjinë e re në Reformën e Administratës  Publike dhe Kundër Korrupsionit për të përfituar një shërbim civil efikas dhe me integritet të lartë” theksoi ndër të tjera ambasadori Silvio Gonzato.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

60 minutes ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

1 hour ago

Spektakël i garantuar në “Old Trafford”

Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…

1 hour ago

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

3 hours ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

3 hours ago

Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, SHBA rrit presionin ndaj Rusisë

SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.…

3 hours ago

This website uses cookies.