“Shqipëria kampione në rajon për taksat më të larta”, Meta: Vidhen nga qeveria me inceneratorët
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar mbi renditjen e Shqipërisë si kampione në rajon për vendin me taksat më të larta për të ardhurat personale, të bërë nga Instituti Ndërkombëtar i Taksave. Sipas Metës, vetëm qeveria Rama mund të dhuronte Shqipërinë në podium për vendin me çmimet më të larta të ushqimeve, naftës e apartamenteve.
“Vetëm qeveria e Rilindjes mund të na dhuronte këtë vend në podium, duke ju bashkëngjitur sukseseve të tjera që na rendisin të parët në rajon edhe për çmimet më të larta të ushqimeve, edhe për çmimet më të larta të naftës, edhe për çmimet më të larta të apartamenteve.
Sipas Institutit Ndërkombëtar të Taksave, niveli i taksave për të ardhurat personale në Shqipëri është deri në 23%, ndërsa Kosova e ka 10%, Maqedonia e Veriut 10%, Bosnje Hercegovina 10%, Rumania 10% dhe Bullgaria 10%.
Këto taksa kaq të larta nuk merren për të përmirësuar jetën dhe shërbimet ndaj qytetarëve, por siç provohet me mijëra fakte e dokumenta grabiten dhe vidhen nga qeveria me inceneratorët, me koncesione dhe tendera”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.
Meta theksoi se për Partinë e Lirisë, ulja e taksave është një prioritet absolut.