Shqipëria kandidate për mikpritjen e World Law Congress 2025, Rama: Vlerësim për forcimin e shtetit ligjor

642b74ea7e764c3a87b00b03e4288b70

Shqipëria është shpallur një ndër kandidatët për të qenë vendi mikpritës i Kongresit Botëror të Drejtësisë (World Law Congress), një forum prestigjioz global që mbledh liderë të drejtësisë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar çështje të rëndësishme ligjore dhe përparimet në fushën e sundimit të ligjit.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kandidatura e Shqipërisë vjen si rezultat i përpjekjeve të vendit për të përmirësuar sistemin e tij të drejtësisë dhe forcimin e institucioneve demokratike gjatë dekadës së fundit.

Rama shprehu optimizëm për mundësinë që vendi ynë të bëhet mikpritës i këtij forumi vitin e ardhshëm, duke theksuar se ky është një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e imazhit dhe reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Ndaj me ju një lajm shume të mirë, Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i World Law Congress . Një forum botëror me një reputacion të jashtëzakonshëm dhe me një prestigj të jashtëzakonshëm ku zgjedhja e vendit mikpritës është padiskutim për atë që çfarë vendi mikpritës përfaqëson në aspektin përmbajtjesor të këtij forumi. Zgjedhja e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen lidhet me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë dhe me vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje që vendi ynë ka bërë në këtë dekadë në drejtim të shtetit të së drejtës. Unë jam shpresëplotë se ne nuk jemi thjeshtë një vend kandidat por do jemi vendi mikpritës i forumit vitin e ardhshëm”, tha Rama.

Kongresi Botëror i Drejtësisë është një forum i hapur global në të cilin bashkohen krerët e shteteve, gjyqtarë, akademikë, avokatë, aktivistë, studentë dhe profesionistë të lidhur me botën juridike dhe sundimin e ligjit.

Nëse Shqipëria do të zgjidhet për të mikpritur këtë ngjarje, ajo do të ketë mundësinë të shfaqë përparimet e saj, tërheqë investime dhe të promovojë një imazh të fuqishëm të një vendi modern dhe të angazhuar për forcimin e shtetit të së drejtës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.