Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit, Rama–Zelenski nënshkruajnë deklaratë të përbashkët

blerta tafani

blerta tafani

Shqipëria do të kryesojë sot (20 shtator) Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa gazetarja e RTSH-së, Blerta Tafani, e cila ndodhet në Nju Jork, bën me dije se është nënshkruar një deklaratë e përbashkët mes kreut të qeverisë shqiptare dhe presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski (o. Volodymyr Zelensky). 

Do të ketë një nënshkrim të një deklarate të përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Ukrainës, Zelenski. Do të ketë edhe një deklaratë për mediat të kryeministrit Edi Rama. Është hera e parë që në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Shqipëria përfaqësohet edhe nga Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama. Roli i Shqipërisë ka qenë i konsiderueshëm, jo vetëm në mbledhjen e sotme që pritet të jetë një seancë shumë e rëndësishme, por edhe të gjitha nismat që vendi ynë ka marrë sa i përket politikave për një zhvillim të qëndrueshëm në kuadër të agjendës 2030 që është edhe fokusi i gjithë kësaj jave të sesionit të 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, u shpreh gazetarja Tafani.

Debatin e hapur, kryeministri Rama do e drejtojë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit amerikan, Xho Bajden (o. Joe Biden). 

Një ditë para mbajtjes së debatit të hapur, kryeministri Rama dha një videomesazh nga Nju-Jorku ku bëri me dije se Shqipëria do të vërë theksin te nevoja për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë, sipas tij, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.