Categories: LajmePolitikë

Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

Shqipëria kryeson sot Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Debati i hapur në Këshillin e Sigurimit, i cili do të drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, do të ketë në fokus temat e sigurisë, paqes dhe luftës në Ukrainë.

Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, ku qëndron ulur në oborrin e OKB-së, në pritje të nisjes së debatit.

MIRËMËNGJES dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Debatin e hapur, kryeministri Rama do e drejtojë në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe presidentit amerikan, Xho Bajden (o. Joe Biden).

Po ashtu, gjatë kësaj të mërkure,kreu i qeverisë shqiptare do të takohet dhe me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski (o. Volodymyr Zelensky), me të cilin do të nënshkruajë dhe një deklaratë.

Një ditë para mbajtjes së debatit të hapur, kryeministri Rama dha një videomesazh nga Nju-Jorku ku bëri me dije se Shqipëria do të vërë theksin te nevoja për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë, sipas tij, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë.

Sakaq, të pranishëm në javën e nivelit të lartë të sesionit të 78-të të OKB, ka qenë Ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe Presidenti Bajram Begaj.

Ky i fundit ka mbajtur dhe një fjalë në takimin e nivelit të lartë, ku theksoi se zhvillimi i qëndrueshëm “është garancia më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e stabiliteti”.

Po ashtu, kreu i shtetit shqiuptar ka zhvilluar një sërë takimet me personalitete të larta të shteteve apo qeverive në botë.

Begaj u takua gjithashtu edhe me Përfaqësuesin e Lartë dhe njëherazi zv.presidentin e Komisionit Evropian, Xhosep Borel (o. Josep Borrell).

Gjatë takimit, Begaj ka falënderuar Borelin për mbështetjen dhe vëmendjen e treguar për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht, për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kreu i shteti ka theksuar se një perspektivë e qartë evropiane e rajonit është garanci për sigurinë dhe të ardhmen e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

4 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

4 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

4 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

4 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

6 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.