Shqipëria kujton 7 Prillin – 86 vite nga pushtimi fashist, nderohen heronjtë

Shqipëria kujton 7 Prillin

Është përkujtuar në Durrës 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, deputetë, veteranë dhe qytetarë durrsakë, të cilët bënë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut.

Drejtori i arsimit, kulturës, rinisë, sporteve dhe komuniteteve fetare në Bashkinë e Durrësit, Ardian Gurra, tha se kjo datë shënon aktin më madhor e patriotik në emër të lirisë.

Diçka shumë e madhe u ngrit mbi ta dhe e plotësoi këtë vakuum në mënyrën më të mirë. I frymëzoi këta vullnetarë të qëndresës së parë, ishte forca që buronte nga shpirti i atdhetarizmit. Sot do të desha t’ju falënderoja ju që me vëmendjen tuaj i keni bërë lartësimin e duhur kësaj dite kaq të madhe,” deklaroi z. Gurra.

Ndërsa mbesa e heroit Mujo Ulqinaku, Ilda Ulqinaku, u shpreh e nderuar që qyteti çdo vit i kujton gjyshin dhe patriotët e tjerë nga Durrësi, që dhanë jetën duke luftuar kundër pushtuesve italianë.

Ne jemi krenarë për gjyshin tonë, sepse vuri atdheun mbi veten dhe mbi familjen,” tha znj. Ulqinaku.

Edhe në Kukës u zhvillua një aktivitet përkujtimor për 7 Prillin.

Brenda pak orëve morën Tiranën, Shkodrën. Numri ishte i madh, me armatim të paparë,” tha Lume Paci, kryetarja e shoqatës së Veteranëve.

Vitaliteti, forca dhe dinjiteti i një populli që sulmohet, sigurisht që do të fitojë gjithmonë,” u shpreh Abdulla Domi, këshilltar i Bashkisë Kukës.

Më 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste e Benito Musolinit filloi pushtimin ushtarak të Shqipërisë. Ushtarët italianë, rreth 35–40 mijë forca tokësore dhe 150 aeroplanë sulmuan duke zbarkuar në Durrës, në Vlorë, në Shëngjin dhe në Sarandë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.