Shqipëria mbyll Europianin e Boksit/Nuk ka medalje për boksierët kuqezi

box

box

Kanë përfunduar mbrëmjen e djeshme ndeshjet e ditë së pestë të Kampionatit Europian të Boksit për kategorinë e 22 vjeçarëve. Në këtë ditë për ekipin tonë përfaqësues u ngjitën në ring dy boksierë. Flavio Meta i kategorisë 75 kg dhe Gelian Rajku i kategorisë 92 kg. Flavio Meta boksoi përball Almir Memiç të kombëtares së Serbisë, ku edhe pse u zhvillua një ndeshje shumë e fortë e me emocione, Meta nuk arriti që të dalë fitues. Në këtë mënyrë, falë fitores së ndeshjes së parë, e cila ishte edhe e vetmja për Shqipërinë në këtë Europian, Flavio Meta e mbyll Europianin në 8-tëshen më të mirë të Europës. Ndërsa Gelian Rajku, boksieri që konkuroi në kategorinë e peshës deri në 92 kg, boksoi përball rusit Ramazan Dadaev. Pas tre raundeve të mira të Rajkut përball një boksieri me shumë eksperience, ai nuk arriti të dilte fitues i ndeshjes. Edhe Rakju e mbyll këtë Europian në 8-tëshen më të mirë të Europës, pasi turin e parë e kaloi pa zhvilluar ndeshje fare. Ndërkohë në ditët e mëparshme, për kombëtaren tonë të drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni, Gëzim Zeneli dhe Lazarin Vila, kanë boksuar edhe boksieri vlonjat, Ariol Zeneliqë kon kuroi në peshën 57, dhe që pas duelit me boksierin e Azerbajxhanit, Azrak Babirov e humbi ndeshjen duke u eleminuar që në turin e parë. Menjëherë pas tij ka ardhur ndeshja e parë e parë e boksierit të peshës 75 kg, Flavio Meta, i cili u ndesh me boksierin e përfaqësuses së Romanisë. Pas tre raundeve shume te bukra e shume luftarake fitues u shpall boskieri i përfaqësueses tonë Flavio Meta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.