Shqipëria mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë, grupi i plotë drejt Pragës

Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes së ditës së premte ndaj Çekisë.

Skuadra zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, që zgjati pak më shumë se 1 orë. Në minutat e para u fokusua te përgatitja atletike, ndërsa më pas stërvitja u fokusua te loja me top dhe provimi i situatave apo skemave të ndryshme të lojës, duke provuar edhe goditjet në portë.

I gjithë grupi gëzon formë të mirë fizike dhe deri më tani nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike, teksa të gjithë lojtarët e ftuar do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Çekisë.

Pas stërvitjes, Kombëtarja u kthye në hotel dhe më pas do të niset drejt aeroportit “Nënë Tereza”, nga ku do të udhëtojë drejt Pragës. Ndeshja me Çekinë do të luhet të premten e 11 tetorit, në ora 20:45 në stadiumin “Epet Arena” dhe është e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sakaq, pasditen e sotme në ora 18:30, trajneri Silvinjo dhe një nga lojtarët e skuadrës do të dalin në konferencën zyrtare për media për të folur për këtë ndeshje të rëndësishme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.