Shqipëria me 2 ndryshime përballë Kilit, Sylvinho mendon për Brojën titullar

Për herë të parë Shqipëria do luajë sonte në orën 20:45 një miqësore në Parma të Italisë kundër Kilit, një përfaqësuese amerikano-latine e mësuar të luajë në kompeticione të mëdha dhe që ka në përbërje emra të njohur të futbollit. Për kuqezinjtë , ky është një test i rëndësishëm para Euro 2024, ndërsa Sylvinho ka 4 mungesa si portieri Berisha, mbrojtësit Ismajli e Ajeti si dhe sulmuesi Myrto Uzuni.

Në krahasim me kualifikueset e Evropianit, trajneri Sylvinho pritet të bëjë sonte disa ndryshime të detyruara në 11-she.

Strakosha në portë, Mihaj krah Gjimshitit në mbrojtje dhe dyshimi i vetëm në sulm. Cikalleshi ka më shumë kuota, por në disa seanca Sylvinho ka provuar Armando Brojën titullarë dhe nuk do ishte befasi nëse kundër Kilit zbret në fushë nga minuta e 1.

Edhe pse Kili është cilësuar si favorit për këtë miqësore, arma plus e Shqipërisë do jenë tifozët.

Deri të premten në mëngjes janë shitur mbi 13 mijë bileta për ndeshjen ku shumica dërrmuese kanë qenë shqiptarë. Megjithatë pritet që ky numër të rritet shumë në orët para ndeshjes, ndërsa stadium ‘Ennio Tardini’ ka një kapacitet prej 22.350 vendesh.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.