Shqipëria më mirë se rajoni- Diferencat gjinore në tregun e punës. Cili është realiteti?

Shqiperia me mire
Diferencat gjinore në tregun evropian të gjenden në nivelin e 10.7 pikë përqindje sipas Eurostat për vitin 2022.
Të dhënat e Eurostat të kryqëzuara me ato të Institutit të Statistikave paraqesin një situatë më pozitive ku në tregun shqiptar të punës diferencat kanë ardhur duke u ngushtuar në vitet e fundit.
Në tregun shqiptar të punës burrat përbëjnë 54% të të punësuarve dhe gratë 46%. Një niveli kënaqshëm krahasuar me rajonin.
Por kuadri ligjor shpeshherë duket se qëndron larg situatës reale në terren. Në ngushtimin e hendekut gjinor rol kanë luajtur një sërë faktorësh si informaliteti por edhe lëvizjet migratore.
Pavarësisht nga dinamika e shifrave të cilat na ndihmojnë të kuptojmë realitetin, raporti i Eurostat konstaton gjithashtu se faktorë të tjerë të cilët kontribuojnë në diferencën ndërmjet normës së punësimit mes meshkujve dhe femrave janë dhe kujdesi i pamjaftueshëm që ofrojnë institucionet shtetërore për fëmijët, pengesat tatimore si dhe diferencimi profesional në ambientin e punës.