Categories: AktualitetLajme

Shqipëria merr pjesë në panairin e turizmit në Berlin. Rama: Në 2025 marrim stafetë si vendi i nderit për eventin

Shqipëria do të marrë pjesë në panairin e turizmi në Berlin ku do të prezantohet tek operatorët e mëdhenj turistik në botë. Panairi i turizmit në Berlin do të zhvillohet gjatë datave 5 deri më 7 mars, ku Shqipëria do të ketë stendën e saj të ofertave turistike në vend.

Kryeministri Edi Rama informoi gjithashtu se Shqipëria do të marrë edhe stafetën si vendi i nderit për zhvillimin e panairit të turizmit në 2025.

“Shqipëria Turistike bëhet gati të përfaqësohet në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, ku përmes një prezantimi dinjitoz gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars, do të paraqesë më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e “stafetës” si vendi i nderit për ITB BERLIN 2025”, shkruan Rama.

Në janar të 2024 Shqipëria mori pjesë edhe në Panairin ndërkombëtar të turizmit ““FITUR 2024”, që i shërben promovimit të turizmit gjithëvjetor në vend.

Çdo vit ITB Berlin mirëpret rreth 10,000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone. Qytetet, operatorët turistikë, zhvilluesit e sistemeve të prenotimeve, linjat ajrore, hotelet dhe bizneset e tjera të lidhura me turizmin prezantojnë veten dhe shërbimet e tyre për të përthithur sa më shumë turistë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

7 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

7 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.