Shqipëria mirëpret Ligën B për vajza
Shqipëria dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të jenë mikpritëse të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2024 të moshës deri në 17 vjeç për vajza. Bëhet fjalë për raundin e dytë në Ligën B, ndërsa në Zvicër tanimë është zyrtarizuar dhe shorti. E Shqipëria do të jetë përballë Irlandës dhe Izraelit, kjo në grupin B6, ndërsa ndeshjet në vendin tonë do të luhen më 20, 23 dhe 26 shkurt.
Shqipëria ishte dhe organizatore e raundit të parë në Ligën B, teksa mirëpriti Uellsin, Ishujt Faroe dhe Kazakistanin, kjo më 24, 27 dhe 30 nëntor. Vajzat kuqezi u mundën 0-2 nga Uellsin, 0-3 nga Ishujt Faroe dhe fituan 1-0 me Kazakistanin me golin e Ndocit në të 51’. Kjo është hera e dytë që Shqipëria, për vajzat e moshës deri në 17 vjeç, mirëpresin raudin e dytë në Ligën B, teksa një e tillë është zhvilluar dhe në marsin e këtij viti, 0-3 ndaj Luksemburgut dhe 0-13 ndaj Islandës.
Gjithsesi skuadra, që drejtohet nga trajneri Agustin Kola dhe që është pjesë e Ligës B, do të tentojë të ngjitet në Ligën A për të qenë garuese në aktivitetin e ardhshëm të UEFA-s.