Shqipëria mund Gjermaninë në finale/ Kombëtarja e tifozëve u shpall kampione e Europës pasi mposhti mikpritësit

shqipria

Paralelisht me ndeshjet e kampionatit europian të futbollit EURO 2024 që po mbahen në Gjermani në Frankfurt të këtij shteti është organizuar nga UEFA dhe Federata Gjermane e Futbollit një turne për fansat e futbollit, ku morën pjesë 8 ekipe nga Europa, ndër to edhe Shqipëria. Drejtoria e Futbollit Amator në FSHF, në bashkëpunim me disa tifozë shqiptarë krijoi ekipin e tifozëve të Shqipërisë, që mori pjesë në këtë turne të formatit 6×6. Në grupin e Shqipërisë, shorti përcaktoi edhe skuadrat e Anglisë, Italisë dhe Ukrainës.

Në ndeshjet e luajtura në këtë grup, kuqezinjtë triumfuan në të treja sfidat, duke fituar 4-0 me Italinë, mposhtën 2-0 Ukrainën dhe triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Anglisë. Në gjysmëfinalet e këtij turneu historik të zhvilluar në ambientet e Federatës Gjermane të Futbollit në Gjermani, Shqipëria mundi Skocinë me rezultatin 4-0, duke siguruar kështu finalen e madhe përballë vendit organizator, Gjermanisë.

Një finale mjaft emocionuese dhe mjaft e luftuar si nga kuqezinjtë tanë ashtu edhe nga Gjermania. Takimi u zhbllokua vetëm në tre minutat e fundit nga Shqipëria, me kuqezinjtë që shënuan tre gola njëri pas tjetrit. Me këtë fitore, ekipi i tifozëve shqiptarë, i krijuar rishtas këtë vit, arriti të marrë një kupë, e para në historinë në llojin e saj. Lojtarët që shkruan historinë për Shqipërinë në këtë turne ishin: Shiqeri Alili, Naser Ilazi, Fatlum Ahmeti, Resul Ahmeti, Arton Tolaj, Shkelqim Hyseni, Astrit Hyseni, Sherif Krasniqi, Ilir Iberdemaj, Bujar Idrizi, Leonit Nuraj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.