Shqipëria mund Italinë në Evropianin e Meshtarëve
Kampionati Europian i futsalës për meshtarët është drejt mbylljes. Paraditën e së enjtes, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u zhvillua ndeshja shumë emocionuese në mes Kombëtares së Shqipërisë dhe Italisë. Të parët shënuan italianët që në nisje të takimit me anë të Antonio Pisano, por shumë shpejt kundrapërgjigjen meshtarët kuqezi që shënojë dy gola me autor dom Artur Jakun dhe një Huan Romero duke e mbyllur pjesën e parë 3-1 në favor të Shqipërisë. Në pjesën e dytë, kombëtarja italiane shënon golin e dytë me anë të Massimo Macalli duke rihapur takimin, por një tjetër gol i Artur Jakut, mbyll të gjithë ndeshjen 4 me 2 për Shqipërinë. Pas ndeshjes, autori i tre golave personal në këtë ndeshje, Artur Jaku, i cili është pranë “Këpucës së Artë”, shpreh emocionet e kësaj fitoreje.
Ndër të tjera, dom Artur Jaku, shpreson që ky ballafaqim i sotëm, Shqipëri-Itali t’i paraprijë duelit të finaleve të Europianit të Gjermanisë, ku Shqipëria dhe Italia janë në të njëjtin grup dhe do të përballen në muajin qershor.