Shqipëria mund të strehojë palestinezët? – Trump thotë se ka shumë vende që duan të përfshihen

Trump thotë se ka shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk ka përjashtuar Shqipërinë si një nga vendet që mund të strehojë palestinezët e zhvendosur nga Gaza, sipas planit të bërë me dije prej tij për të marrë kontrollin e enklavës palestineze.

Pyetjes nëse SHBA po merr në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët e zhvendosur përveç Egjiptit dhe Jordanisë, si Indonezia, Shqipëria apo vende të tjera, Trump u përgjigj se po ka shumë vende që duan të përfshihen.

Po, sigurisht. Dhe ka vende të tjera që duan të përfshihen. Ka shumë njerëz që duan të përfshihen. Ka dëshirë për të ndihmuar palestinezët. Ka shumë vende të mira, njerëz që drejtojnë këto vende me zemra të mëdha”, tha Trump.

Megjithatë presidenti amerikan tha se Mbreti i Jordanisë ishte në krye të listës së vendeve që do të prisnin palestinezët e zhvendosur.

Ndërsa pyetjes se nëse populli i Gazës nuk do të pranonte që të largohej nga enklava, Trump iu përgjigj se “ata do të jenë shumë të lumtur”.

Presidenti amerikan tha më herët se SHBA do të marrë kontrollin e Gazës dhe do ta kthejë atë zonë në rivierën e Lindjes së Mesme, duke zhvendosur popullin palestinez në vende të tjera.   

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.