Shqipëria në alarm nga zgjebja? Dermatologia: S’ka vend për panik, sëmundje që kurohet lehtësisht

Nuk ka vend për panik në lidhje me rritjen e rasteve të infektimeve me sëmundjen e zgjebes. Kështu deklaroi në emisionin “Jetë shqiptare” dermatologia Entela Shkodrani. Mjekja u shpreh se zgjebja është një sëmundje shumë e vjetër, ku vazhdimisht ka patur raste infeksioni, por theksoi se nuk bëhet fjalë për situatë alarmante.

Shkodrani tha se ajo që është vënë re, ka qenë një rezistencë e sëmundjes ndaj medikamenteve.

Zgjebja është një sëmundje e vjetër dermatologjike, sa vetë dermatologjia. Dermatologët gjithë jetën kanë trajtuar raste me zgjebe, ka patur gjithmonë raste sepse është një patologji e rëndomtë dermatologjike. Kemi raste me zgjebe, do ketë raste me zgjebe dhe këtu nuk ka asnjë risi dhe asgjë për t’u alarmuar. Nga fundi i sezonit veror pati rritje të numrit të rasteve, por jo në të vërtetë rritje numri të rasteve, por ajo që ne hasëm ishte në rezistencë mjeki karshi zgjebes. Pra nëse një person që mjekohet duhet të shërohet për 1 apo 2 javë. Ajo që ne hasim ishte që rastet ripërsëriteshin.

Edhe pse mjekoheshin kishin një lloj rezistence ndaj sëmundjes dhe kjo bëri që këta persona të ishin burim infektimi, por brenda familjes së tyre sepse zgjebja është sëmundje infektive në personat që jetojnë në një familje. Ti nuk e merr duke i dhënë dorën një personi. Është një nga sëmundjet më të lehta dermatologjike për t’u mjekuar. Shërohet me një mjekim. Këtu nuk ka vend për panik as për alarm, thjesht personat duhet të mjekohen. Kemi patur këtë numri e lartë për një farë kohe, tani situata është normale”, u shpreh mjekja.

Dermatologia po ashtu vuri theksin te domosdoshmëria e kurimit të të gjithë familjes në rastet kur një person infektohet nga sëmundja, edhe nëse nuk kanë shenja.

Nuk jemi në një fazë alerti. Kemi patur disa raste që mund të vijnë edhe nga mosdiagnostikimi i hershëm. Arsyeja tjetër ka qenë rezistenca karshi preparateve që përdoren për skabjen. Duhet mjekuar mirë. Një tjetër problem që ne hasnim, edhe pse nuk kanë elemente, nëse një person ka skabjes në një familje, detyrimisht duhet të mjekohet e gjithë familja. Edhe pse nuk ka shenja, ka një periudhë inkubacioni. Asnjë alarm, asnjë panik është një sëmundje totalisht e mjekueshme”, theksoi ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Akademia e Shkencave kujton 80-vjetorin e Çlirimit, Milo: Lufta Antifashiste forcoi pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë

Me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit, Akademia e Shkencave organizoi sot konferencën shkencore ndërkombëtare “Në…

2 minutes ago

Rreziqet nga rrjetet sociale, Spiropali: Duhet qasje analitike, jo emocionale

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se, debati për rreziqet e rrjeteve sociale duhet…

4 minutes ago

Koçiu: Për herë të parë përdoret teknika moderne që shmang bypass-in e zemrës, histori suksesi në spitalin e Shkodrës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se një procedurë e re…

7 minutes ago

Rusia lëshon 188 dronë drejt Ukrainës, godet “infrastrukturën kritike”

Një numër rekord dronësh rusë dëmtuan të martën disa godina dhe "infrastrukturën kritike" në rajone…

9 minutes ago

Gurët në veshka, nefrologia: Dimri rrit rrezikun e formimit të tyre. Ja metodat parandaluese

Gurët në veshka krijohen nga çrregullime në përqendrimin e kristaleve të urinës, që shkaktohen nga…

2 hours ago

Rama: Restaurimi i filmit “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i…

2 hours ago

This website uses cookies.