Shqipëria në “Evropianin e muzikës”, të gjithë së bashku të mbështesim këngën TITAN dhe Besën

Ndërkohë që Shqipëria bëhet gati për “Euro 2024”, një tjetër sfidë i bashkon të gjithë Shqiptarët kudo ndodhen në mbarë botën.

Sot në mbrëmje në orën 20:30, Shqipëria do të “luajë” në evropianin e muzikës – “Eurovision 2024” ku do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike me këngën TITAN.

Pjesë e fushatës për të mbeshtetur fuqishëm rrugëtimin e Shqipërisë në “Eurovision 2024” janë bërë edhe djemtë e Kombëtares kuqezi, teksa disa prej tyre kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për të dhënë kontributin me votë në kodin 02.

Të gjithë së bashku të bashkohemi dhe të mbështesim këngën TITAN dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në “EUROVIZION 2024”!

Të “zbresim të gjithë në skenë” sot me votën tonë për Shqipërinë!

Kujtojmë që gjysmëfinalen e “EUROVIZION 2024” si dhe finalen e madhe mund ti ndiqni drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.