Shqipëria në “Fitur 2024” – Turizmi shqiptar në nivel tjetër, gati ligji i ri për turizmin
Shqipëria ka nisur promovimin ndërkombëtar të industrisë së turizmit. Një delegacion i nivelit të lartë është pjesëmarrës në Panairin Global, FITUR i cili mbahet në Madrid, Spanjë. Ky panair është një barometër global i cili zbulon tendencat dhe ndryshimet më të fundit në industrinë e turizmit në mbarë botën.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro tha se delegacioni shqiptar që kryesohej nga kryeministri Edi Rama, ka patur takime shumë të rëndësishme me firmat e njohura Ibero Star dhe Catalonia Group, që janë turizmi elitar me 4 dhe 5 yje. “Nëse flasim për objektiv, ky është objektivi, të kemi turizëm të nivelit të lartë” tha ministrja Kumbaro. “Nuk është më çështje sasie, por cilësie” shtoi ajo.
Gjatë vitit 2024 pritet që Shqipëria të prezantohet në Panairin e Berlinit, i cili është sfidues për turimin shqiptar.
Ministrja Kumbaro bëri të ditur gjithashtu se shumë shpejt industria vendase e turizmit do të ketë një ligj të ri, i cili synon t’ju përgjigjigjet ecurisë pozitive të sektorit.