Shqipëria në krye të SEEBRIG, gjeneral brigade Bilbil Bitri: Kontribuues të paqes e sigurisë në rajon e përtej tij

Prej muajit gusht 2023, një gjeneral shqiptar është në krye të Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG), një nga iniciativat rajonale të Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM).

Nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut, Komandanti i Brigadës, gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron se “SEEBRIG, në komponentin e tij ushtarak u krijua për të rritur nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis vendeve pjesëmarrëse”.

Kjo iniciativë sot përbëhet nga 6 shtete: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia. Kjo  është hera e dytë që në krye të SEEBRIG është një komandant që vjen nga radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi duke publikuar një prononcim të gjeneral brigade Bilbil Bitri, shkruan se, “udhëheqja e Brigadës së Evropës Juglindore nga Shqipëria është më shumë se një detyrë; është një mundësi për të shfaqur vlerat e përbashkëta të paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Ndërsa stabiliteti në rajon dhe përtej tij është vendimtar, Shqipëria përfaqëson një partner të besueshëm e të përkushtuar për paqen dhe sigurinë”.

Nga ana e tij, Komandant i Brigadës së SEEBRIG , gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron më tej se “përveçse detyrim është një mundësi për të treguar atë që Shqipëria e ka treguar më së miri që pas rënies së Murit të Berlinit, frymën e bashkëpunimit rajonal, frymën e një stabiliteti dhe paqeje dhe idenë për të dakordësuar dhe kontribuar në iniciativa të tilla që forcojnë jo vetëm bashkëpunimin, por krijojnë terrenin për një zhvillimin paqësor të rajonit”.

Sipas gjeneral brigade Bilbil Bitrit, për Shqipërinë është një koincidencë fantastike që në 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO, në të njëjtën kohë jo vetëm kontribuan drejtpërdrejt në NATO, por kontribuuan gjithashtu edhe përmes iniciativës rajonale për paqen dhe sigurinë në rajon e përtej tij..

Shqipëria do të mbajë drejtimin e Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore për një afat tre vjeçar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.