Shqipëria në luftën e dytë Botërore/Në Bibliotekën Shkencore u prezantua libri më i ri i autorit Gjet Ndoj

Mësuesi dhe historiani Gjet Ndoj, autor i disa librave me tematikë historike e publicistike prezantoi në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, librin më të ri “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore 1939-1944)”.Arsimi në këndvështrimin historik të asaj periudhe zë një vend të rëndësishëm dhe trajtohet gjerësisht nga autori në këtë libër.”Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së II Botërore” është libri i tetë i historianit me origjinë nga Mirdita Gjet Ndoj. Ai është gjithashtu bashkëautor i disa botimeve si dhe pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.