Nikol Çabeli, ka përcjellë emocione të forta gjatë interpretimit të këngës së saj “Vallëzoj” gjatë provës së parë në stadiumin “Caja Magica” në Madrid.
Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Junior Eurovision Song Contest 2024”, në një lidhje Skype nga Madridi me studion e RTSH 24 ka rrëfyer përjetimet e provës së parë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë dashamirësve të saj që ta mbështesin duke votuar online nga data 15 nëntor.
“Nuk kam emocione. Të gjithë fëmijët që konkurrojnë janë shumë të mirë. I këndoj të gjitha këngët e tyre. Për të votuar, duhet të votosh tre të preferuarit”, u shpreh Nikol.
Emocionet kanë mbërthyer gjithashtu edhe autoren e tekstit të këngës, Erjona Rushiti e cila zbuloi se si lindi ideja e “Vallëzoj” me të cilën Nikol synon fitoren në Madrid. Rushiti u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të mbështesin Nikol, duke votuar numrin 03.
“Është një fëmijë që ngjitet në skenë për ta shijuar skenën dhe jo që ta mposhtin emocionet. Në të dyja herët që kemi bashkëpunuar jemi vlerësuar me çmime të para. Përkoi tema e këngës me tematikën e Junior. Jemi në sintoni të plotë. Kishte dhe një veshje shumë të bukur që e vlerësuan. Jemi të kënaqur me Nikin. Ka bërë për vete dhe stafin organizativ, fëmijët e tjerë.
Bota e fëmijëve është shumë të bukur e të çiltër, të gjithë këndojnë këngët e njëri-tjetrit. Nuk kanë ndjesinë e garës. Festivali është shumë i bukur përgjithësisht.
Unë punoj shumë me fëmijët. Pyes fëmijët se çfarë i shqetësojnë, dhe një nga tematikat që nuk kisha prekur. Jetojmë në një kohë që flitet gjithnjë e më tepër për ndotjen dhe natyre nuk mbrohet. Pa e ditur tematikën e festivalit të madh, më lindi kjo ide. Ku ka më mirë se një thirrje për të mbrojtur natyrën.
Votimi online nis më 15 nëntor. Kush dëshiroj të votojë, mund të votojë deri në 3 këngë. Edhe ata që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë mund të votojnë. Votimi mbyllet para fillimit të festivalit. Mund të votoni për numrin 03 për Nikin.
Është një fëmijë i mrekullueshëm dhe i dashur, më pas një artiste me plot kuptimin e fjalës. Kënga flet për një nga tematikat që na shqetëson sot. Votoni Nikin dhe këngën e saj “Vallëzoj””, u shpreh Rushiti.
Kënga “Vallëzoj” me melodinë dhe tekstin e saj përcjell mesazhe shumë aktuale dhe në sintoni me sloganin e këtij viti, ku tema është dashuria për natyrën: magjia e çeljes së një luleje, në harmoni të plotë me rritjen, zhvillimin, sigurinë dhe shprehjen e artistëve të rinj në skenë.
Përfaqësuesit e Eurovisionit janë mahnitur me natyrshmërinë e këngëtares shqiptare. Gjithashtu ajo ka krijuar disa momente gazmore, të cilat kanë bërë që të tërheqë vëmendjen e organizatorëve të Festivalit Evropian të Këngës për fëmijë.
Pavarësisht moshës së saj, Nikol ka prekur dhe ka fituar disa festivale të rëndësishme në Shqipëri.
Më 16 nëntor, dita kur do të mbahet edhe Junior Fest Contest 2024, Shqipëria do të performojë e treta në radhë pas Italisë dhe Estonisë.
Të gjithë mund të votojnë online për Nikol Çabelin, pavarësisht vendndodhjes. Duke nisur nga e premtja e 15 nëntorit, ju mund të votoni përmes JESC.TV, ku do të gjeni një prezantim paraprak të të gjitha interpretimeve. Votimi mbyllet përkohësisht pak para se të fillojë shfaqja të shtunën, më 16 nëntor. Më vonë pas shfaqjes votimi do të hapet përsëri për rreth 15 minuta, pasi të jenë interpretuar të gjitha këngët.
"Libri ka fuqinë të transformojë jetët tona" ... është kjo motoja e Qendrës Kombëtare të…
Një raketë tokë-ajër ruse dyshohet se është arsyeja që ka shkaktuar rënien e avionit 8432…
Në Lezhë është kthyer vëmendja ndaj pasurive nëntokësore që gjenden të fshehura nga historia dhe…
Më shumë se 440 efektivë policie të sektorëve të ndryshëm janë referuar në Prokurori nga…
“Studio Sport” , në RTSH Shkodra, erdhi mbrëmjen e së mërkurës për të gjithë apasionuarit…
Edhe pse zyrtarisht merkatoja hapet në janar, në kampin kuqeblu kanë nisur më herët të…
This website uses cookies.