Shqipëria në tregje ndërkombëtare, pritet të emetohet Eurobondi 600 milionë euro

Eurobondi 600

Qeveria shqiptare ka dalë në tregjet ndërkombëtare për të emetuar një Eurobond me vlerën 600 milionë euro.

I gjithë procesi i emetimit do të mbyllet brenda datës 11 mars.

Ky Eurobond do të jetë me afat shlyerjeje 10 vite dhe do të përdoret për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar, ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.

Ky është Eurobondi i shtatë që vendi po merr në tregjet e huaja.

Eurobondi i parë u emetua në vitin 2010 me vlerë 300 milionë euro, maturim 5-vjeçar dhe interes 7,5 për qind. Ndërkohë që 5 Eurobondet e tjera janë marrë nga viti 2015 deri në vitin 2023. 

Emetimi i këtij Eurobondi u lajmërua nga ministri i Financave që nëntorin e vitit 2024.

Në atë kohë, ministri Malaj theksoi se pritshmëritë do të jenë që normat e interesit për këtë Eurobond në fillim të tremujorit të parë do të jenë më të ulëta se borxhi i marrë në vitin 2023, nëpërmjet ankandit të fundit të Eurobondit që kemi kryer. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.