“Shqipëria në versionin Serie A”, dominojnë kuqezinjtë që luajnë në Itali
Kampionati Evropian është një vitrinë themelore si për futbollistët e “Kontinentit të Vjetër”, ashtu edhe për skuadrat ku ata luajnë. Një hapësirë për t’u dukur edhe në funksion të sezonit të ardhshëm dhe çdo lëvizje transferimi që do të planifikohet në verë.
Nëse përjashtojmë Italinë, kombëtarja që ka vendosur të mbështetet më shumë te Serie A është Shqipëria, kundërshtari i parë i “të kaltërve” në grupin B.
Braziliani Sylvinho në fakt ka vendosur të thërrasë 10 lojtarë nga kampionati italian, shtatë prej të cilëve nga Seria A dhe tre nga B me Empolin dhe Sassuolo ndër më të kërkuarit me nga dy sportistë.