Categories: LajmeSportFutboll

“Shqipëria, një skuadër e rrezikshme”

Është cilësuar padyshim si grupi më i hekurt i fazës finale të Evropianit të vitit të ardhshëm në Gjermani, teksa ka vënë përballë skuadra kampione bote dhe Evrope si Spanja e Italia, por edhe nënkampionen e botës, Kroacinë dhe Shqipërinë, që vjen për herë të dytë në fazën finale të kësaj veprimtarie kontinentale. Dhe Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, ka dhënë së fundmi një intervistë speciale për të përditshmen sportive spanjolle, “Marca”, duke komentuar shortin e “Euro 2024”-ës dhe duke paralajmëruar kundër nënvlerësimit të Kombëtares kuqezi. 

Madje, duke folur për median në fjalë, trajneri spanjoll e ka konsideruar Shqipërinë si një skuadër tepër të rrezikshme. “Një vit kaloi shumë shpejt, – ka thënë ai fillimisht. “Shumë gjëra ndodhën dhe për fat, thuajse të gjitha ishin shumë të bukura, – ka theksuar ai, duke vijuar: “Për sa i përket shortit, të gjithë rivalët tanë janë të nivelit të një veprimtari siç është Kampionati Evropian, skuadra të nivelit të lartë. Të gjithë grupet janë të forta dhe komplekse.

Por, ndoshta grupi ynë i përket një niveli edhe më të lartë, gjë që na detyron të jemi të përqendruar në maksimum që në fillim. Italinë dhe Kroacinë i njohim në perfeksion. Por edhe Shqipërinë, një skuadër tepër e rrezikshme.

Do ta nisim fuqishëm, sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne ka rëndësi të madhe të jesh i fokusuar që në fillim”, – ka përfunduar 62-vjeçari spanjoll, Luis de la Fuente.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

3 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

3 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

3 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

6 hours ago

This website uses cookies.