Shqipëria, një vrasëse gjigantësh

SHQIPERIA FITON

SHQIPERIA FITON

David përballë golias! E kemi thënë apo dëgjuar me qindra herë për ekipin modest kuqezi, kryesisht duke pasur në mendje ndeshjet e paharruara me Gjermaninë Perëndimore, duke nisur që nga eliminimi i papritur i nënkmapionëve të botës nga kampionati evropian 1968.

Barazimi 0-0 në Tiranë më 17 dhjetor 1967, cilësuar nga UEFA si ndeshja e shekullit për Shqipërinë, la Gjermaninë jashtë finaleve, hera e parë dhe e fundit deri tani që ajo dështon në një fushatë eliminatore. Iu afruam frikshëm edhe më 1983, me ndeshjen e famshme në Zarbryken, kur goli i Genc Tomorit la në ankthin e eliminimit deri në minutat e fundit gjermanët, kampionët të Evropës e nënkampionë të botës. E njëjta histori edhe më 1997, me të famshmin 4-3, me golin e fitores të shënuar vetëm në shtesë, ndoshta edhe për faj të euforisë së tepruar të kuqezinjve që i kishin terrorizuar në Kaizerslautern deri në ato momente.

Vite më pas, ajo fitore e madhe kundër Greqisë, ndoshta jo një gjigant futbolli, por e sapokurorëzuar kampione e Evropës dhe e gjunjëzuar në Tiranë nga golat e Edvin Muratit dhe Adrian Aliajt, që në fund i shkaktoi eliminimin nga botërori. Për të ardhur tek e mbrëmshmja, fitorja me Çekinë, një kundërshtar që, ashtu si Greqia, mund të mos gëzojë statusin e gjigantit, por është një skuadër që kurrë nuk ka munguar në fazat finale të evropianëve, ku ka shkuar deri në finale. Veçse Shqipëria e sotme ka një ndryshim rrënjësor: Nuk mburret më se iu prishi punë të mëdhenjve, por krenohet që tashmë është një skuadër që shkon vetë në evropian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.