Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e makinave nën standardin “Euro 5”

Euro 5

Shqipëria po përgatitet të ndalojë regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian nga “Euro 4″ që aktualisht është në fuqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur gjatë vitit 2024 diskutime në lidhje me përmirësime të mundshme niveleve të bazës ligjore dhe ka organizuar edhe takime me përfaqësues të palëve të interesit dhe institucioneve, njoftojnë burime nga kjo drejtori.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bëjnë të ditur se në vitin 2024, 44.2 për qind e automjeteve të regjistruara për herë të parë ishin prodhuar pas vitit 2011, ndërsa gati 19 për qind përmbushin standardin “Euro 6”.

Gjatë vitit të shkuar në vend u regjistruan për herë të parë 99 mijë e 441 automjete. Periudha e pranverës dhe verës, veçanërisht muajt maj e korrik shënuan nivelin më të lartë të automjeteve të regjistruara për herë të parë. Me shtimin e importeve si pasojë edhe e turizmit, numri i automjeteve aktive në vend ka arritur në 925 mijë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.