Shqipëria “parajsa” e nomadëve digjital të mirëpaguar
Puna si nomad digjital është një nga më të vlerësuar në botë, ku Shqipëria po kthehet në një “parajsë” falë përfitimeve dhe lehtësirave që ofron. Në “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH ekonomistja Suela Tahiraj dhe shkencëtarja dhe specialistja e IT, Xhulia Kurti ka treguar të gjitha përfitimet që të rinjtë mund të marrin në një punë e tillë që është edhe e mirëpaguar.
Specialistja e IT, Kurti shtoi gjithashtu se bizneset shqiptare duhet të kenë nga një nomad digjital shqiptar pikërisht për të patur një akses dhe përgjigje të shpejtë ndaj problematikave të ndryshme.
“Nomadët digjital shikojnë parajsën në Shqipëri dhe jemi një ndër vendet më të mira Evropën për këtë profesion. Çdo biznes duhet të ketë nomadët shqiptar për një përgjigje të shpejtë ndaj problemeve dhe veprim më të shpejtë dhe reduktim të stresit dhe kohës. Shqipëria duhet të shtojën sa më shumë nomadët e vetë dhe t’i jap mundësi punësimi. Fleksibiliteti dhe lehtësirat që nomadët digjital kanë në Shqipëri i bën ata ta preferojnë këtë vend. Të rinjtë të ndjekin ëndrrën e tyre nëse e kanë në teknologji pasi kjo është një nga punët e së ardhmen me më shumë prioritet dhe me pagat më të mira”, tha Kurti.
“Nomadët digjital në Shqipëri kanë përfitime dhe lehtësira lidhur me punën e tyre. Qytetet më të mira shqiptare për Nomadët digjital është Tirana për shkak të lehtësive që ofron. Nomadët digjital kanë përgatitje të specializuar të profesioneve të tyre kjo i bën të mirëpaguar pasi gjejnë edhe kompani që specifikisht kërkojnë këto lloj shërbime”, tha Tahiraj.
Lajmi i trumbetuar nga mediat e huaja se Shqipëria është vendi ideal për të jetuar si nomad digjital ka shtuar fluksin e të rinjve që preferojnë të jetojnë dhe punojnë online nga vendi ynë. Të ardhurat mesatare në vit të nomadëve digjitalë janë në shuma të konsiderueshme, por afro 35 % e tyre përllogaritet të paguhen nga 50 mijë-100 mijë dollarë në vit.