Categories: BotaLajme

Shqipëria, parajsa e pensionistëve italianë: Kursejmë deri në 25 mijë euro

“Mirësevini në Shqipëri, parajsa e pensionistëve italianë!”

Të tillë e konsideron Shqipërinë Karmine Iampietro (o. Carmine), kreu i Shoqatës së Pensionistëve Italianë në Shqipëri.

Janë të shumtë italianët, të cilët pasi mbyllin jetën profesionale, zgjedhin të transferohen në vendin tonë.

Ka një marrëveshje dypalëshe mes dy shteteve, prandaj duke u zhvendosur këtu dhe duke qëndruar të paktën gjashtë muaj në vit, Italia është e detyruar të mbulojë detyrimet pensionore,” shprehet z. Iampietro për gazetarët e emisionit italian “È sempre Cartabianca”.

Z. Iampietro përfiton 1.500 euro në muaj nga 1.150 euro që merrte më parë. “Po të bëjmë llogarinë, kursejmë deri në 25 mijë euro në vit,” shprehet një tjetër pensioniste italiane, e cila ndodhet në Shqipëri me bashkëshortin e saj. “Në Itali ishte mrekulli të nxirrnim mënjanë 5 mijë euro,” shton ajo.

Italianët në moshë pensioni që zgjedhin Shqipërinë deklarojnë se të qëndruarit në vendin tonë mesdhetar nuk është vetëm për arsye të portofolit, por edhe të cilësisë së jetesës. Çmimet e produkteve në Shqipëri janë më të ulëta se në Itali dhe për këtë individët e huaj mund të kursejnë të holla, ndërkohë që shfrytëzojnë qendrat e pushimit, pije, kurse gjuhësh apo darka në restorante.

Një pjatë me makarona me fruta deti kushton 7,50 euro, një fruta deti mikse deri në 10 euro,” shpjegon Izabela Ruxheri (o. Isabella Ruggeri), e cila punon në një agjenci që merret me transferimet e shtetasve jashtë Italisë. Sipas saj “që nga pandemia këtu kanë ardhur rreth dy mijë pensionistë“. /TGCom24

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

9 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

9 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

10 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

10 hours ago

This website uses cookies.