Lajme

“Shqipëria, partner strategjik”, Erdoan: Investojmë 2 mld dollarë. Të bëjmë presion për gjenocidin në Gazë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan, gjatë deklaratës për shtyp, me kryeministrin Rama,  deklaroi se marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhje historike dhe afërsia kulturore, në fakt shtrihen përtej një shekulli

Erdoan: Të nderuar ministra, të nderuar anëtarë të medias ju përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta në emër tim personal dhe kombit tim.

Jam I nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror në Shqipëri, me rastin e këshillit të dytë të bashkëpunimit tonë të nivelit të lartë.

Sikurse e dini ne vitin e kaluar festuam 100-vjetorin e vendosjes së  marrëdhënieve tona  diplomatike me Shqipërinë.

Në fakt marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhje historike dhe afërsia kulturore, në fakt shtrihen përtej një shekulli. Me konsultimet tona të sotme ne e thellojmë më tej partneritetin tonë strategjik, të cilën e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel historik, njerëzor dhe kulturor.

Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme në fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në takimin tonë të parë  të Këshillit në Ankara, në shkurtin e kaluar.

Në deklaratën e përbashkët që nënshkruam theksuam vendosmërinë tonë për të zhvilluar dhe  thelluar Këshillin tonë në fusha të ndryshme.

Ne kemi konfirmuar vullnetin tonë për të avancuar bashkëpunimin tonë me tre marrëveshjet që sapo firmosëm, që lidhen me bujqësinë, arsimin dhe me fushën e medias së marrëdhënieve me publikun.

Ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që dot risin mirëqenien e popujve tanë. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë në fazën e parë.

Gjatë takimit ne ramë dakord që të diversifikojmë investimet tona të ndërsjellta duke përfshirën sektor novator që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme, gjë që e ndërtuam në një kohë rekord në 2021.

Ne do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të përmbushur nevojat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Partnerit tonë dhe aleatin të NATO-s në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimeve ushtarake.

Erdoan: Në Gaza po bëhet gjenocid, turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit

Ne diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO-s, me mikun tim të dashur  z. Rama. Shpresoj që ta vazhdojmë luftën tonë ndaj organizatave terroriste përmes vendimeve që ne kemi marr sot.

Ne zotin kryeministër Rama shkëmbyem ide dhe për çështje globale dhe rajonale. ne ndjekim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit si në rajonin tonë apo dhe atë në arendën ndërkombëtare.

Mizoritë izraelite në territorin e pushtuara palestineze, veçanërisht në Gazë dhe Liban ishin ndër pikat kryesore e diskutimit tonë në këtë takim. Unë ndava pikëpamjet tona për këtë çështjet ndaj agresionet e qeverisë së Netanjahut, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit rajonal duke u bërë një kërcënim për rendin e global.

Gjenocidi që po vazhdon në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Ndaj ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos të sigurojmë një armëpushim të përhershëm dhe të ofrojmë ndihma humanitarë. Ndaj besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.

Erdoan: Xhamia e Namazgjasë më e madhe në Ballkan!

Përsëri sot së bashku me z. Rama do të hapim xhaminë e Namazjasë e cila është dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre mysliman shqiptar.

Kjo vepër e shquar, xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend adhurimi ku do të lulëzoi ndjenja e paqes dhe unitetit.

Jo vetëm ishit zëri i komunitetit besimtar mysliman shqiptar përpara komunitetit mysliman turk duke garantuar mbledhjen e  mjeteve për ndërtimin e  xhamisë së madhe, por keni qenë në çdo rast kur jemi takuar shumë këmbëngulës për të parë këtë ditë sot.

Jam i bindur që në Turqi keni xhami shumë të bukura, por ajo xhami që do shini sot, do hyjë në koleksionin e xhamive më të bukura të ndërtuara në kohët moderne.

Pa diskutim që kjo është merita juaj. Jemi takuar për herë të parë, dhe kur erdha kryeministër i sapo zgjedhur në Shqipëri, erdhi projekti dhe më thatë, ky është projekti i vëllazërisë shqiptaro-turke.

Unë kisha vërejtje për projektin dhe ju më thatë, projektin po ta lë ty si do duket, xhaminë dua të vij ta hap me ty.

Pas pak unë do t’iu shoqëroj me shumë kënaqësi dhe i nderuar sepse të gjitha ikin, por shtëpitë e besimit mbeten edhe kur emrat tanë, përveç tuajit, harrohen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

4 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

4 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

4 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

5 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

5 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

5 hours ago

This website uses cookies.