“Shqipëria partner strategjik”, Erdogan në Tiranë: Jam në vendin tonë mik dhe vëllazëror

Presidenti turk Erdogan, gjatë deklaratës për shtyp, me kryeministrin Rama,  deklaroi se marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhje historike dhe afërsia kulturore,, në fakt shtrihen përtej një shekulli

Erdogan:  Të nderuar ministra, të nderuar anëtarë të medias ju përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta në emër tim personal dhe kombit tim.

Jam I nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror në Shqipëri, me rastin e këshillit të dytë të bashkëpunimit tonë të nivelit të lartë.

Sikurse e dini ne vitin e kaluar festuam 100 vjetorin e vendosjes së  marrëdhënieve tona  diplomatike me Shqipërinë.

Në fakt marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë të forcuara nga lidhje historike dhe afërsia kulturore ,, në fakt shtrihen përtej një shekulli. me konsultimet tona të sotme ne e thellojmë më tej partneritetin tonë strategjik të cilët  e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel historik, njerëzor dhe kulturor.

Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme në fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në takimin tonë të parë  të Këshillit në Ankara, në shkurtin e kaluar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.